Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedanin.

Kapedani u bë e njohur për publikimin e videove të saj në “Tik-Tok” teksa bënte sfilatë në zyrë.

Gjyqtarja asokohe pranoi shkeljen disiplinore dhe shprehu pendesë për veprimet e saj brenda institucionit të gjykatës, ndërkohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, ku Kapedani do të merrte një pagë minimale.