Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar dhe Kryesinë në selinë e re të PD-së.
Pas vendimit të KAS, Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash.
Me logon dhe emrin e Partisë Demokratike, selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.