Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për tërheqjen nga ankimi për bashkimin e 2 statuteve.
Grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike është tërhequr nga padia për bashkimin e dy Kuvendeve në PD (17 korrikut dhe 18 dhjetorit).
“Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyrës procedurale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti. Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.
Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bere pengese për gjykimin e vendimit te Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datën 31 maj.
Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik te PD gjatë këtyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatësit, nuk mund te rri pa përmendur qe për kaq muaj me radhe është e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit“, u shpreh për mediat përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa.