28 maj 2015 – Karabinierët e qytetit kufitar me Francën të Ventimilias, arrestuan Enkelejda Ramazan Zacen, 39 vjeçe, sepse bashkë me një tunizian 29-vjeçar, po trafikonte për në Francë 3 sirianë, 3 eritreas dhe një nënë siriane me 2 fëmijë të moshave 2 dhe 5 vjeç.
Emigrantët kishin paguar nga 50 euro për kokë për të kaluar në Francë me veturën në pronësi të tunizianit. Enkeleda banon në Nisë të Francës dhe është pronare e firmës Sarl Zace Interventions e regjistruar po në Nisë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/