Gazetari dhe moderatori Eno Popi i ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Bëhet me dijë se gazetari është në karantinuar në shtëpinë e tij.
Sipas Top Albania Radio, ai e ka marrë përgjigjen e tamponit ditën e djeshme, teksa bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.
Eno do të vijojë emisionin e tij në radio nga kushtet e shtëpisë, teksa ditët e karantinës do t’i shkruajë në një ditar.





