Tenistja e njohur Anna Kournikova, partnerja e këngëtarit Enrique Iglesias, është në pritje të ëmbël. Pas binjakëve 2-vjeçar Nicholas dhe Lucy çifti është në pritje të fëmijës së tretë.
Ndonëse ky lajm nuk është konfirmuar ende prej asnjërit prej tyre është bërë publik nga mediat e huaja. Nuk do të ishte hera e parë që ata janë të rezervuar rreth shtatzënisë, pasi kështu vepruan edhe me binjakët.





