Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është shtuar me një anëtar të ri!

Këngëtari dhe ish-tenistja janë bërë prindër për herë të tretë më 17 dhjetor. Ata e kanë ndarë lajmin pas disa ditësh duke postuar të porsalindur e mbështjellë me batanije.

“Dielli im”, shkruhet krah postimit ku nuk është bërë publik gjinia apo emri i fëmijës.

Një burim i People tha në gusht se Iglesias e Kournikova ishin në pritje të fëmijës së katërt. Sipas tij, vendimi i 50-vjeçarit për të shkurtuar turneun ishte që të kalonte më shumë kohë me familjen.

Edhe pse i pëlqen të bëjë koncerte, Iglesias “e ka më të vështirë ta lërë” familjen, vijoi burimi. “Të qenit baba është shumë e rëndësishme për të.”

Këngëtari dhe tenistja u njohën në vitin 2001 dhe një vit më vonë konfirmuan lidhjen e tyre. Në vitin 2011, 44-vjeçarja shprehu dëshirën për t’u bërë nënë.

Gjashtë vite më vonë, ajo dhe Iglesias u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të binjakëve, Nicholas e Lucy. Dy vite më vonë, lindi edhe vajza, Mary.