Presidenti i Sri Lankës kërkon rrahje me kamzhik për Enrique Iglesias dhe organizatorët e një koncerti, pasi kanë "nxehur gjakrat" e femrave të pranishme. Sipas tij, kjo gjë është e ndaluar, ndaj ka kërkuar edhe masa ekstreme ndaj atyre që kanë organizuar shfaqjen por edhe këngëtarit.

Këngëtari latin thuhet se nxehu së tepërmi "gjakrat" e grave të pranishme në koncert, të cilat i hidhnin artistit të brendshmet e tyre dhe ngjiteshin në skenë për ta përqafuar, shkruan zhurnal.mk.

Maithripala Sirisena, lideri i këtij shteti, ka thënë se është skandalizuar nga skenat që ka parë dhe ka deklaruar se promovuesit e shfaqjes duhet të rrihen egërsisht.