Përveçse gazetar e moderator i suksesshëm Blendi Fevziu është autor i disa librave si “Enver Hoxha”, “100 vjet”, “Pushteti” etj.
“Literary Review”, një ndër revistat më të rëndësishme të gjuhës angleze, i ka dedikuar librit autobiografik për diktatorin Hoxha, dy faqe. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Blendi në profilin e tij në Instagram. Kështu faqeve të kësaj reviste ku shkruhet për Leninin e Stalinin, i shtohen edhe 2 të tjera nga “Enver Hoxha” i Fevziut.