DURRËS, 22 tetor 2014– 21 Tetori është zgjedhur si dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Në këtë kuadër në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetit si dhe ambasadorit gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman u prezantuan projektet që Gjermania planifikon të zbatojë në të ardhmen, në vendin tonë. Gjermania u vlerësua si partner strategjik dhe mbështetëse e Shqipërse drejt finalizimit të projektit “Evropa e Bashkuar". Në sallë spikaste një pikturë e realizmit socialist, me në qendër diktatorin Enver Hoxha. Paradoksale ! Ai që izoloi shqiptarët nga Evropa dhe bota perëndimore , “dëshmitar” i hapave të tyre evropiane. Vallë, shqiptarët po ringjallin kultet e vjetra për t’iu bashkuar Evropës ?!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





