16shtator 2015 – Enver Hoxha rikthehet në Pezë pas 73 vitesh. Jo fizikisht, por me fotografi dhe kujtimet e mbështetësve të tij. Sot në Pezë, në kujtim të konferencës së vitit 1942, ishin pjesëmarrës edhe veteranë apo anëtarë të Partisë Komuniste që i thurin lavde kohës së Partisë së Punës dhe figurës së Enver Hoxhës.

Si për ironi, mes figurave ishte dhe ajo e Mehmet Shehut, ish-kryeministrit të vetëvrarë në vitin 1981, i cili u shpall armik i popullit pas kësaj ngjarjeje.

/portali DurresLajm/