Mjeku higjenist epidemiolog, Nestor Memsuri, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së Durrës, ka reaguar pas rastit të fundit të vetëvrasjes që ndodhi sot te spitali “Shefqet Ndroqi”.
Memsuri kritikon mungesën e angazhimit të qeverisë për testime të shpejta, masive dhe falas. Sipas tij, spitalet rajonale janë ende pa pajisje mjekësore të mjaftueshme për përballimin e rasteve të reja.
Mjeku ndërkohë bën apel që të testohet gjithë popullata dhe duhet shtim me urgjencë i shtretërve për pacientë COVID pozitiv në spitalet rajonale dhe vënia në funksion e tyre sa më shpejt.
REAGIMI I PLOTË:
Vazhdon mungesa e angazhimit të qeverisë për testime të shpejta, masive dhe falas.
Numri i të infektuarve me COVID-19 dhe i humbjes së jetëve është më i lartë sot se në fillim të pandemisë.
Sot u shënua rast i ri i vetëvrasjeve në spital.
Spitalet rajonale ende pa pajisje mjekësore të mjaftueshme për përballimin e rasteve të reja.
Zhvillohen 2,000 teste në ditë ndërkohë që duhen 10,000 teste në ditë dhe testim i të gjithë popullatës.
Duhet shtim me urgjencë i shtretërve për pacientë COVID pozitiv në spitalet rajonale dhe vënia në funksion i tyre sa më shpejt.
Shtim i stafeve me epidemiologë dhe ndihmës epidemiologë terreni.
Shtim PPE mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Shtim i numrit të testimeve. URGJENTISHT
URGJENTISHT pasi situata është serioze
Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë
MJAFT me papërgjegjshmëri





