Lista me rrogat e mbi 630 mijë shqiptarëve është bërë virale në rrjete sociale.
Tashmë që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve.
Këtë e dëshmon edhe një foto në një berber, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista me rrogat.
“Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor.
Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet.