Një episod i pazakont është regjistruar në përfundim të ndeshjes Dortmund-PSG, që u mbyll me fitoren e verdhezinjve 1-0.
Pas ndeshjes, Kylian Mbappe e gjeti veten të bllokuar në “Signal Iduna Park” me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës duke u nisur për në aeroport.
Sipas Le Parisien, sulmuesi u paraqit për një test të rastësishëm droge që vonoi largimin e tij nga stadiumi.
Ndërkohë autobusi i PSG-së u largua shpejt nga stadiumi për t’ju shmangej pritjeve të gjata jashtë stadiumit kur të dilnin tifozët dhe nga shpejtësia harruan yllin e ekipit në stadium.
Megjithatë, më vonë Mbappe u ribashkua me shokët e tij të skuadrës në aeroport për udhëtimin e kthimit në Paris.
Sulmuesi francez pati disa mundësi shënimi kundër Dortmundit, por edhe fati nuk ishte me të, pasi shtylla i mohoi golin.
Megjithatë, Mbape mbetet optimist se mund ta mundin Dortmundin në Paris javën e ardhshme dhe të marrin biletën për në finale.
Trajneri Luis Enrique ka një javë të plotë kohë për të përgatitur ekipin për ndeshjen, pasi ata nuk kanë asnjë angazhim gjatë fundjavës.





