Një foto e logos së re të Twitter, një X e bardhë në një sfond të zi, është zbuluar nga shefi ekzekutiv i Twitter, pasi pronari i saj Elon Musk tha se donte të hiqte qafe logon e zogut.

Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino tha “X është këtu! Le ta bëjmë këtë”.

Musk gjithashtu ndryshoi foton e tij të profilit në logon e re dhe shtoi “X.com” në biografinë e tij në Twitter.

Sipas raportimeve, ai dëshiron të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”.

Të dielën, miliarderi tha se po kërkonte të ndryshonte logon e Twitter-it, duke postuar në Twitter: “Dhe së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe gradualisht, të gjithë zogjve”.

Ai më pas tha se një logo e përkohshme do të dilte më vonë në të njëjtën ditë.

Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.

Zoti Musk postoi një imazh të një “X” që dridhej në Twitter, dhe më vonë në një bisedë audio në Twitter Spaces, u përgjigj “Po” kur u pyet nëse logoja e Twitter do të ndryshojë.

Zonja Yaccarino shkroi në platformë se riemërtimi ishte një mundësi e re emocionuese.

“Twitter bëri një përshtypje të madhe dhe ndryshoi mënyrën se si ne komunikojmë,” tha ajo.

“Tani, X do të shkojë më tej, duke transformuar sheshin global të qytetit.”

Zogu quhet Larry, për të cilin bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone, tha në vitin 2011, është një homazh për yllin e basketbollit dhe legjendën e Boston Celtics, Larry Bird.

Dhe përmes një tweet-i në profilin e tij, Musk e zbuloi logon e re.
“Selia jonë sonte”, shkroi Elon Musk.