Era e fortë me stuhi ka përfshirë këtë fundjavë bregdetin Adriatik. Ndërkohë që temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, nuk priten ndryshime në vijim, duke ruajtur maksimumin në vlerat 16 – 17 gradë C. Sipas APD-së, moti i keq nuk ka ndikuar në mbërritjen e trageteve jashtë orarit.
Pritet që pasditja të sjellë një fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin duke u shoqëruar me shira të intensitetit mesatar në dy ekstremet Veri – Jug, ndërsa zonat qendrore dhe lindore do të kenë reshje me intensitet të ulët. Përsa i përket përpunimit të anijeve, puna aktualisht është ndërprerë për shkak të erës së fortë.
Forcat e sigurisë portuale dhe punonjësit e sektorëve përkatës po monitorojnë situatën e krijuar për shkak të motit të keq. Reshjet e shiut që priten në vijim mund të ndikojnë në rënien e intensitetit të erës, që vazhdon të fryjë me drejtim nga jugu.





