Nbërrin me dy orë vonesë një nga dy tragetet e linjës Bari- Durrës. Shkak është bërë moti i keq me det të trazuar, Mësohet se në gjirin e Durrësit era me drejtim nga jugu, ka vështirësuar lundrimet.

Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, era në oët në vijim ndërron drejtim dhe kjo shoqërohet me rënie të temperaturave por jo probleme në lundrim.

Anijet e vogla të peshkimit nuk kanë dalë në det për shkak të motit të paqëndrueshëm. Mësohet se deri në një njoftim të dytë ato do të mbeten të ankoruara në kalatë.