Dy të rinjtë T. Pjetri dhe K.Maka, janë viktimat e motit të keq që përfshiu vendin ditën e sotme.

Mësohet se dy barinjtë kishin dalë për të gjetur bagëtitë dhe për shkak të furtunës dhe erës së fortë u rrëzuan në greminë. 

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 23.02.2019, rreth  orës 14:00, nga familjarët , janë gjetur të pa jetë  në greminë  shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në Mal. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.