TIRANE – Rrëzohet një plep pranë Gardës së Republikës në Tiranë, dëmtohen dy automjete. Si pasojë e erës së fortë, një plep i lartë disa metra është shkulur nga rrënjët dhe ka rënë mbi dy automjete të parkuara aty pranë. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makinat e dëmtuara janë një Ford Fiesta me targa FR4676 dhe një fuoristradë tip Nissan me targa TR 2367 R.