Stuhi të forta ere kanë përfshirë një pjesë të vendit tonë duke shënuar dhe incidentet e para në Kuçovë ku si pasojë janë plagosur dy persona.
Në qytet janë regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale ku një 26-vjeçar ka rënë nga soleta e shtëpisë së një të afërmi të tij ku po montonte një panel diellor.
Ndërkohë, në afërsi të Spitalit të Kuçovës ku si pasojë e erërave të forta një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçare që po kalonte rastësisht.
Vajza me inicialet S.K, është ndihmuar nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital.
Përpos kësaj, stuhia ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës duke thyer degë pemësh, shkulur tabela, tavolina lokalesh të kthyera përmby dhe kosha mbeturinash në rrugë.





