Era e fortë ka sjellë disa pasoja në Tiranë.

Një pemë është rrëzuar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Xhanfize Keko.

Pema është rrëzuar nga një lulishte dhe ka përfunduar mbi rrugë.

Trungu shihet pranë një makine që ishte parkuar aty pranë. Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja në fjalë.