Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas në Kolonjës, ku mësohet se jetonte i vetëm një 82-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe është dërguar në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Banesa raportohet se u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë, duke e shkrumbuar një pjesë të mirë të saj.Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.
Kolonjë/Informacion paraprak
Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.