Era Istrefi është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të njohura, e cila ka arritur të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare.
Këngëtarja kohët e fundit nuk ka qenë aktive në skenën muzikore, ama me një postim të saj të fundit në Instagram, Era na ka bërë të ditur se është duke punuar në një studio muzikore.
Ajo në Instastoryn e publikuar shihet e veshur me xhinse dhe me të zeza ndërsa është pranë një mikrofoni.
Ende nuk ka ndonjë detaj për projektin e ri, por jemi në pritje të lajmeve të reja.





