Era Istrefi, një këngëtare tashmë me famë ndërkombëtare dhe menaxheri i saj, Faton Shoshi janë çifti i momenti.
Me një fizik për t’u admiruar, Era u shfaq fundjavën e kaluar në Dhërmi së bashku me të dashurin e saj.
Një nga detajet që ra në sy teksa paparaci fotografonte Erën dhe të dashurin e saj, ishte edhe makina “Rolls-Royce”. Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas makinave të luksit, kjo është një markë shumë e shtrenjtë që vetëm të pasurit mund t’ia lejojnë vetes ta përdorin.
Kjo markë makine, qoftë në versionet moderne, ashtu edhe ato antiket, nuk mund të bëjë asnjëherë më pak se 200 mijë dollarë dhe çmimet variojnë deri në 500 mijë dollarë, shkruan “Panorama”. Kudo në botë njihet si makina e të pasurve, ndërkohë që një këngëtare e re si Era vjen në Dhërmi me një makinë të tillë, e cila me siguri duhet të jetë e të dashurit, pasi sipas atyre që e njohin, Fatoni është shumë mirë ekonomikisht.
Sa i takon të shkuarës së secilit prej tyre, Fatoni më parë ka qenë i dashuri i këngëtares tjetër kosovare Zanfina Ismajli, ndërsa Era ka pasur një tjetër të dashur menaxher, Drin Zatriqin.





