Era Istrefi i ka vënë flakën rrjetit së fundmi duke pozuar topless. Këngëtarja e famshme ka postuar disa foto ditën e sotme në Instagram, ku shihet e veshur me xhinsa dhe një crop-top. Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm dhe në sektorin e komenteve kanë vërshuar qindra komplimente.
Artistja prej kohësh nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por ditën e sotme ka bërë një përjashtim. Po ashtu, ajo ka munguar edhe me projekte muzikore ndonëse ka treguar se po punon për projekte të reja. Në një postim të fundit në rrjetet sociale pak javë më parë, bukuroshja ka bërë të ditur se është duke punuar në një studio muzikore. Megjithatë deri tani nuk ka ende asnjë detaji.





