Nuk është surprizë që “Bonbon” e Era Istrefit jo vetëm ka kaluar kufijtë, por mund të dëgjohet në çdo kën të botës, në aeroporte, në stadium e në koncerte të ndryshme. Por këtë herë, kënga hit e Erës dëgjohet në makinën e një patrulle policie në Rusi, gjatë një operacioni.
Video që është shpërndarë sot në Facebook ka tërhequr sidomos vëmendjen e shqiptarëve, të cilët, sapo kanë dëgjuar tingujt e “Bonbon” në fund të këtij operacioni, e kanë ndarë videon në rrjet duke theksuar “virusin” Era dhe "Bonbon" në të gjithë botën./Class/