Superylli shqiptar, Era Istrefi, është rikthyer në SHBA për angazhimet e saj muzikore.

Bukuroshja nga Prishtina pritet t’i përvishet punës në studio për projekte të reja.

Nga ana tjetër është në prag të lançimit të duetit me reperin më në formë të momentit, French Montana, këngë që pritet të lanIohet më 30 gusht.

Era Istrefi së fundmi ishte intervistuar nga revista e njohur Forbes, e cila e ka cilësuar atë si një top artiste.

Këngëtarja ka treguar se priten disa bashkëpunime të mëdha në muajt në vijim.