Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, por jo vetëm, Era Istrefi, është duke realizuar një fotosesion për revistën e njohur “V Magazine”, për të cilën kanë pozuar më parë emrat e mëdhenj botërorë si: Beyonce, Madona, Lady Gaga, Selena Gomez, Sam e të tjerë.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram ku shihet me një stil shumë të veçantë, këngëtarja ka bërë të ditur se ishte pjesë e kësaj reviste dhe se fotot janë realizuar nga Fadil Berisha. Era Istrefi është duke punuar intensivisht për projektet e reja, të cilat do të kenë destinacion tregun ndërkombëtar.
Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj “Mani per Money” në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj “A po don” dhe “E Dehun”, arritën sukses të njëjtë. Në Qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin “Best Neë Artist”. Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën “Njo si ti” duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin kosovar Ledri Vula, dhe u titullua “Shumë pis” duke u bërë menjëherë një hit veror.
Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me Sia apo Rihanna. Pas këtij suksesi të padiskutueshëm që kaloi kufinjtë e trevave shqiptare, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane, Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.





