30 nëntor 2015 – Era Istrefi është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Ajo shumë shpejt ka hyrë fuqishëm në skenë, duke bërë për vete kështu shumë adhurues me zërin dhe stilin e saj të veçantë, ndërsa prej paraqitjeve të saj Era duket shumë premtuese. Por gjithashtu 20-vjeçarja është një nga këngëtaret më të përfolura në vend kryesisht për fotot, statuset që poston në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo na vjen me një fjali shumë interesante ku flet për dashurinë dhe urrejtjen.

“Ne nuk duhet të urrejmë askënd, urrejtja është frikë. Urrejtja është e shëmtuar. Dashuria është e bukur. Dashuria është pushtet”, mesa duket edhe këngëtarja është preokupuar nga ngjarjet e fundit politike në vend apo ka ndonjë dedikim të vecantë ndaj dikujt….!, ka shkruar ajo në anglisht.

/portali DurresLajm/