Këngëtarja e njohur Era Istrefi tashmë është zyrtarisht shqiptare. Ajo është pajisur me pasaportën e vendit tonë, fakt të cilin e ka bërë me dije në rrjetin social Snapchat.

Përveç asaj, me nënshtetësi shqiptare janë pajisur edhe menaxheri i saj Faton Shoshi dhe pronari i AVD Digital, Denis Avdiu.

Urojmë që pasaporta t’i shërbejë atyre duke qenë se Kosova ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.