17 nëntor 2014 –  Këngëtarja nga Kosova Era Istrefi preferon të luajë shpesh me look-un. Stili i saj ka tërhequr vemendjen e mjaft fansave, të cilët menjëherë i dhanë mbështetje, duke e cilësuar si të preferuarën e tyre. Eksplorimi i saj më i fundit në look, është ngjyra pink. Ajo, tanimë ka hequr dorë nga të qenurit bionde, duke u shndërruar në një vajzë me flokë pink.

Era është një ndër personazhet e radhës publik, e cila ka “rrezikuar” të luajë me fantazinë e flokëve të saj.