Edhe pse e vogël në moshë Era Meta, vajza e presidentit Ilir Meta duket se e ka vendosur rrugën që do të zgjedhë në jetë.
Përmes një postimi në Instagram, Era ka lajmëruar se shumë shpejt do ta shohim në rolin e prezantueses.
Bëhet fjalë për koncertin e bamirësisë që do të zhvillohet me 11 prill në sheshin "Skënderbej" në orën 19:30 ku të ardhurat që do të mblidhen, do të shkojnë për fëmijët e prekur nga kanceri.
Era Meta do të prezantojë këtë koncert në krahë të moderatorit, Florian Agalliu.





