Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në lagjen “Demokracia” në Mamurras, që rrezikojnë edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.
Burime për media bëjnë me dije se zjarri ka rënë në parcela me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Situata është e vështirë për shkak se flakët vijojnë të përhapen si pasojë e erës së fortë.