Para pak kohësh u përfol se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Era Rusi, është në një lidhje me një femër.

Në lidhje me këto lajme, këngëtarja ka vendosur që të flasë në emisionin “Late Night Show”. Ajo u dha fund spekulimeve duke zbuluar se si qëndron e vërteta.

Gjatë intervistës, Kastro Zizo e pyeti Erën se kur e kuptove që kishe tendenca homoseksuale ndaj femrave?

“Nuk kam asnjë tendencë unë, mirë jam. Kisha bërë një foto me një mikeshën time. Ajo është e martuar, ka fëmijë dhe ka jetën e vet”, tha këngëtarja.

“Nuk të ka intriguar asnjëherë të puthësh një femër lehtë tek qafa, te gusha?”, e pyeti Kastro më pas.

“Jo. Është shumë e çuditshme. Nuk e kam problem se çfarë bën gjithë dynjaja me jetën e vet, por kur vjen puna te vetja jam shumë konservatore”, tha Era.