25 Shtator 2014 – Erald Korra vetëm 20 vjec u arrestua nga polica angleze, ndërsa po transportonte nga Londra për në qytetin e Noruicit (Norëich) kokainë me vlerë shitje me pakicë prej 6 000 stërlinash. Atij ju gjetën edhe 670 stërlina kesh të cilat ju sekuestruan nga policia. Gjykata duke pasur parasysh moshën e re dhe mospasjen e precedentëve penalë e dënoi Eraldin vetëm me një vit burg, që do e vuajë në një burg për të rinj. Pas vuajtjes së dënimit ai do të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





