Aktori i njohur i humorit Erand Sojli, ka denoncuar publikisht një rast që e ka përjetuar personalisht dhe e ka bërë të ndihet i tronditur. Sojli së bashku me familjen e tij ishin nisur për një udhëtim jashtë shtetit, por papritur policia e shtetit e ka lajmëruar se pasaporta e vajzës së tij kishte skaduar.
Ai është revoltuar për mungesën e informacionit për këto ndryshime, pasi pasaporta e vajzës skadon në vitin 2019. Sojli i ka kërkuar llogari Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, për gjendjen psikologjike të krijuar në familje dhe për pamundësinë për t’i shpjeguar vajzave se duhet të festojnë vitin e ri pa njëra-tjetrën.
"Edi Drama dhe Tahir shyqyr … Do te mbani pergjegjsi per dramen e shkaktuar femijeve te mi. Nje pasaporte qe skadon ne 2019 skadoka kur ti teket kryeministrit dhe qeverise. Si qytetar i kesaj republike meritoj te njoftohem personalisht ashtu sic shteti hyn ne llogarite e mia per te rrembyer taksat duhet te me njoftoje kur ma nxjer jashte funksionit pasaporten. Nese ti gabon o shtet cfare duhet te bej une? As Enver Hoxha nuk i k ndare dy femije kur i conte ne internim. Kush ma paguan demin psikologjik te vajzave qe ishin pergatitur te festonin bashke vitin e rii?
Shteti im. Penalizon pa asnje arsye dhe nuk mban asnje pergjegjesi. Une jam nje qytetar qe nuk shikoj televizor dhe nuk lexoj gazeta. Jam
nje prind qe bej te pamunduren per te rritur te lumtur femijet e mi ne vendin qe i ka caktuar Perendia. Bej te pamunduren qe te rris qytetare te denje per te ardhmen. Por a meriton ky shtet te kete qytetar te bindur?????? Kush psikolog do kish aftesine ti spjegoje vajzave te mia mekanizmin e funksionimit te ligjit kur lugjerisht me fakte mban ne dore nje psaporte qe skadon ne 2019?????Perse nuk lajmerohemi personalisht ashtu sic pergjigjemi penalisht edhe per mospagim taksash dhe per moskallzim krimi. A ka bere shteti im sot krim duke ndare motrat me njera tjetren??? Mund te bejme pasaporte tjeter po tronditjen dhe lotet e dy femijeve kush i paguan? Kush do na cdemtoje? Nuk e kuptoj pse mua,thote Sonja", shkruan Erandi.