I ftuar në studion e emisionit “Xing me Ermalin”,, aktori Erand Sojli rrëfeu për herë të parë arsyen e largimit të tij nga spektakli i humorit “Portokalli”. Duke pohuar se largimi ishte zgjedhje e tij, Sojli u shpreh: “Unë u largova nga ‘Portokallia’ për parime. Jam njeri që dua të jem i lirë.”
I pyetur nëse bëhej fjalë për një përplasje mes tij dhe regjisorit Altin Basha apo stafit në varësi, aktori u shpreh se këto janë detaje që nuk kanë rëndësi.
“Kur unë jam dikush që shkruaj, investoj dhe kam 10 vite që jap për këtë gjë, natyrisht që nuk meritoj të njëjtin trajtim me një person që vjen dhe është aty për të bërë një punë që nuk e ka në perceptimin e tij real sesa e rëndësishme është.”– u përgjigj Solji, duke lënë të kuptohet së është larguar nga spektakli i humorit në “Top Channel” pasi është ndier i zhvlerësuar, pasi është trajtuar njëlloj me aktorët e rinj, ndonëse ai është një nga veteranët e “Portokalli”.