U përfol në media për një largim definitiv nga Shqipëria, për në SHBA të aktorit të njohur të humorit i cili njihet nga publiku më së shumti për rolet në ‘Apartamenti 2XL’ dhe ‘Portokalli’.
Kjo nisur edhe nga një urim që miku i tij Dashnor Diko i kishte bërë në rrjetin social Facebook duke shkruajtur: ‘Erand miku im i shtrenjtë, të uroj udhëtim të mbarë drejt kontinentit të bekuar USA, Zoti jua bëftë dritë familjarisht’. Por, në fakt nuk bëhet fjalë për një largim të përhershëm.
Aktori Erand Sojli tregon për ‘Xing.al’ se ai ka shkuar në kontinentin e largët për shkak të Festivalit të Filmit atje ku do të marrë pjesë edhe filmi ‘Brava-The Lock’ ku luan aktori, bashkëshortja dhe vajza e tyre Greta. “Do të kthehem pas 3 muajsh, siç bëj çdo verë, prej 15 vitesh tashmë”, shton aktori.