Eranda Libohova një nga këngëtaret më të mira të vendit tonë, e cila është gjithnjë e pëlqyer për publikun, ka publikuar këngën e saj të re , me titull “Pa mua”.

Kënga e cila është sërish një baladë, i përshtatet më së mirë këngëtares. Të paktën kështu thotë ajo, duke treguar se në këtë rrymë muzikore gjendet më mirë dhe i shkojnë më shumë baladat.

Gjithashtu për nj intervistë të dhënë për gazetën Paloma, Eranda shprehet se nuk konkurron asnjë dhe nuk kopjon asnjë, por do të jetë gjithmonë vetja. Disa nga këngëtarët e preferuar të saj janë Elvana Gjata, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa, Alban Skënderaj dhe Era Istrefi, për të cilën Eranda shprehet se e ka sjellë shumë mirë trendin e kohës.

Por publiku është i interesuar edhe për jetën private, për të cilën këngëtarja nuk tregon thuajse asgjë. Eranda shprehet se nuk i pëlqen ta bëjë këtë gjë, asnjëherë nuk ka folur për jetën private dhe të gjitha ato që publikohen, ajo nuk do që t’i komentojë.

Përpos të tjerave, Libohova njofton fansat për një këngë të re që do të sjellë. Do të jetë një bashkëpunim, i ri me Elgit Dodën, si një kompensim për gjithë kohën e munguar në tregun shqiptar.