Gjykata e posacme ka lënë në burg 10 personat që u arrestuan nga SPAK si një grup që merreshin me trafikim të lëndëve narkotike.

SPAK ra në gjurmët e personave pas marrjes në dijeni nga autoritetet e huaja.

Prokurori i posacshëm Adnan Xholi relatoi në gjykatë mënyrën se si grupi vepronte nga sigurimi i drogës deri tek futja dhe përpunimi i saj me anë të një laboratori të ngritur në Qerek të Fushë Krujës.

Sipas akuzës droga inportohej e shkrirë në lëkurë bagëtish ku më pas përpunohej nga 3 kimist të vendeve latine të cilët kishin ardhur në vendin tonë.

Hetimet zbuluan se grupi në fjalë ka arritur të fusë dy ngarkesa me lëkurë gjedhi një në shtator dhe një në nëntor përmes një kompanie.

Në ambientet e sajuara SPAK thotë se arritën të zbulonin paisje të sofistikuara që duhen për përpunimin e kokainës.

Kontrolle u bënë edhe tek Kodra e Diellit kur u gjetën sasi kokaine dhe materiale të tjera.

Burime bëjnë me dije se shtetasit 3 shtetasit e huaj kanë deklaruar se në vendin tonë kanë ardhur për qëllime turistike e po ashtu për ndërhyrje estetike në pjesën e flokëve.

Të njejtin qëndrim mbajtën  edhe personat e tjerë të arrestuar.

SPAK thote se në këtë grup 4 prej  tyre ishin kryesore e ndërsa SPAK po zgjeron hetimet për të zbuluar aktivitetin e tyre edhe jashte territorit të Republikës së Shqipërisë.

Grupi trafikimit të kokainës me lëkura bagëtish nga Amerika Latine, dalin para GJKKO 10 të arrestuarit, seanca pritet te nis ne oren 9:30.

Dalin para GJKKO:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian