Stina e vjeshtës nis zyrtarisht pasnesër, në 23 shtator, por meteorologët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në javën e ardhshme temperaturat pritet të bien me 7-8 gradë celsius, ndërsa ditët do të shoqërohen me reshje të shumta shiu.

Nga Gadishulli Iberik, gjatë ditëve në vijim pritet të vijë drejt Italisë dhe të prekë edhe ballkanin fenomeni “Spanjoll” me erëra të forta dhe reshje shiu.

Megithatë i nxehti afrikan do të vijojë të prekë jugun e vendit, duke sjellë ditë të lagështa dhe temperatura më të larta se normalisht.