Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 6.000 persona pas dështimit të grushtit të shtetit. Sipas Ministrit të Drejtësisë Turke, Begir Bozdag numri i të arrestuarve pritet të rritet. Ai ka fajësuar për situatën drejtuesin e lëvizjes popullore Hizemet, Fetulla Gylen, i cili jeton ne Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit ta ekstradojë.
Mes të arrestuarve janë ushtarë të rangut të lartë dhe mbi 2700 gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas ministrit Bozdag, arrestimet përfshijnë një operacion të gjërë pastrimi në rradhët e ushtrisë. Mes të arrestuarve janë disa komandantë dhe ish-shefi i shtabit ajror.
Por sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka kërkuar ministrit të jashtëm Turk Mevlut Caushollu që autoritetet turke të respektojnë sundimin e ligjit. Kerry tha se Turqia duhet të tregohet e matur dhe paralajmëroi aleatin në NATO se deklaratat publike mund të përkeqësojnë marradhëniet mes dy vendeve.





