Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Grek Mitsotaqis kanë uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 26 prillit.

Biseda telefonike e Ramës me presidentin turk dhe kryeministrin grek është zhvilluar pak minuta më parë.

Mësohet se një urim për fitoren e Ramës ka ardhur edhe nga Ministri i Jashtëm i Italisë Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini.

Sjellim në vëmendje që po vijon ende numërimi i kutive të votimit në katër qarqe të vendit, ndërsa procesi po shkon drejt fundit.

Partia Socialiste ka siguruar deri më tani 74 mandate, duke lënë pas Partinë Demokratike me 59 mandate, LSI-në me 4 mandate dhe PSD-në me 3 depuetë.

Kjo është hera e parë në 30 vite pluralizëm që një parti politike konfirmohet në qeverisje në tre mandate radhazi.