Presidenti turk Tajip Erdogan tha sot se Izraeli është një “shtet terrorist” që po kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza dhe përsëriti qëndrimin e tij se grupi militant palestinez Hamas nuk është një organizatë terroriste.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlament, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të njoftojë nëse Izraeli ka apo jo bomba bërthamore, duke shtuar se kryeministri izraelit është “jashtë llojit”.

Presidenti turk pretendoi se Hamasi është një parti politike që është zgjedhur nga palestinezët.