Pas shpalljes së fitores, Rexhep Tajip Erdogan ka kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij.

Mbështetësit e Rexhep Tajip Erdogan festuan gjatë natës pasi presidenti i Turqisë siguroi edhe pesë vjet të tjerë në pushtet.

Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu, tha se zgjedhjet ishin të padrejta, pa e pranuar në mënyrë eksplicite humbjen.Megjithatë, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) më vonë konfirmoi se Erdogan kishte fituar zgjedhjet.

Nga fillimet modeste, Rexhep Tajip Erdogan është rritur në një gjigant politik, duke udhëhequr Turqinë për 20 vjet dhe duke riformuar vendin e tij më shumë se çdo lider që nga Mustafa Kemal Ataturku, babai i nderuar i republikës moderne.

Pavarësisht se u godit nga një seri krizash, ai përsëri doli në krye në raundin e parë të garës presidenciale të vitit 2023 dhe pritet të ruajë kontrollin e tij në pushtet.

Ai ishte në pozicionin e tij më të cenueshëm për vite me radhë, dhe kundërshtarët e tij ishin të bindur se mund ta mposhtnin.