Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u zotua se do të mbrojë Sirinë dhe palestinezët në Gaza nga sulmet izraelite. Ai theksoi se Ankaraja dëshiron paqen dhe stabilitetin në këto vende dhe shtoi se Izraeli nuk do të përfitojë asgjë nga “zgjerimi territorial”.
“Ne qëndrojmë të fortë kundër lobit global sionist. Ne nuk do t’i dorëzohemi tiranëve. Askush nuk përfiton nga hartat e reja. Ne duam stabilitet dhe paqe në Gaza, Siri dhe Liban,” deklaroi Erdogan.