Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, ka nisur sot vizitën zyrtare në Shqipëri.
Erdogan u prit në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë për mbarëvajtjen e vizitës janë shtuar masat e sigurisë në akset kryesore.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës kanë marrë masa për garantimin e sigurisë në këtë vizitë të presidentit turk.
‘Masa të shtuara sigurie të marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës, për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan’
Nga Rinasi, Erdogan udhëton drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor.
Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.