Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.
Duke folur në parlamentin turk, Erdogan është shprehur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit e saj të Azerbajxhanit.
“Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë të Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si “një komb, dy shtete”. Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit azerbajxhanas që ata kanë pushtuar. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit”, ka thënë Erdogan.