Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi OKB-në dhe vendet perëndimore duke i quajtur si “thjeshtë dëshmitarë të krimeve humanitare” të kryera nga Izraeli në Gaza.
“As fuqitë perëndimore dhe as Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kanë bërë një përpjekje të dobishme për të parandaluar dhunën izraelite”,- tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
Erdogan qortoi dështimin e Këshillit të Sigurimit për të vendosur një armëpushim në Gaza, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolutës arabe.