Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Erdogan shpreson se marrëdhëniet Turqi-SHBA do të forcohen dhe krizat dhe luftërat rajonale dhe globale, veçanërisht çështja e Palestinës dhe lufta Rusi-Ukrainë, do të marrin fund.

“Përgëzoj mikun tim Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të madhe dhe u rizgjodh President i Shteteve të Bashkuara.

Në këtë epokë të re, e cila do të fillojë me zgjedhjen e popullit amerikan, shpresojmë se marrëdhëniet Turqi-SHBA do të forcohen dhe krizat dhe luftërat rajonale dhe globale, veçanërisht çështja e Palestinës dhe lufta Rusi-Ukrainë, do të marrin fund.

Besoj se do të bëhen më shumë përpjekje për një botë më të drejtë.

Shpresoj që zgjedhjet të jenë të dobishme për popullin mik dhe aleat të SHBA-së dhe mbarë njerëzimin”, tha Erdogan.